Flash News

E-TJERA

Në prag të ndeshjes me Çekinë, Sylvinho “modest”: Të shkojmë me mentalitetin e duhur

Në prag të ndeshjes me Çekinë, Sylvinho

Shqipëria pret më 12 tetor në “Air Albania” Çekinë ndeshje kualifikuese për Euro 2024.

Në prag të ndeshjes, trajneri i kombëtares Sylvinho ka dalë në një konferencë për media për të folur mbi organizimin e kuqezinjve dhe pritshmëritë ndaj Shqipërisë.

Sylvinho është treguar modest dhe aspak euforik kur tha se nuk është i shqetësuar për Evropianin, por për Çekinë.

“Nuk kam asnjë shqetësim për të ardhmen, tani mendojmë vetëm për Çekinë dhe të shkojmë në këtë sfidë me mentalitetin e duhur. Jam shumë i lumtur me lojtarët, kemi grup shumë cilësor dhe jam shumë i lumtur që kemi këta lojtarë në dispozicion”, tha ai.

I pyetur për dëmtimin e Ismajlit, Sylvinho tha se po mbahet nën monitorim dhe janë në pritje të analizave dhe vizitave që do të komunikohen nga Empoli.

“E kemi monitoruar Ismajlin, ai ka pësuar edhe një dëmtim tjetër gjatë një ndeshje me Interin së fundmi. Ne nuk jemi te Empoli që ta dimë saktë çfarë ka ndodhur, në flasim me klubin e mjekët, tani por presim për të gjitha vizitat dhe analizat që do të kryejë sot. Është lojtar i rëndësishëm, titullar i Shqipërisë, nëse nuk do ia dalë dot do e zëvendësojmë, pasi kemi lojtarë të tjerë që janë të gatshëm. Megjithatë me këtë listë që kemi bërë jemi gati dhe me kaq nuk kemi probleme”, shtoi ai.

Të fundit