Flash News

E-TJERA

Nën akuzë Bllako dhe Koka, dështon për herë të dytë seanca për inceneratorin e Elbasanit

Nën akuzë Bllako dhe Koka, dështon për herë të

Ka dështuar sërish seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për inceneratorin e Elbasanit.

Shkak është bërë mungesa e njërit prej dy avokatëve dhe e njërit prej të pandehurve.

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 10 të pandehur dhe 2 kompani, konkretisht: Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Një ditë më parë dështoi për herë të tretë edhe seanca në GJKKO për inceneratorin e Fierit. Shkak për këtë u bënë pretendimet e disa prej të akuzuarve, të cilët thanë se nuk ishin njoftuar.

Të fundit