Flash News

E-TJERA

Nesër nis “Turi Çiklistik”, ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi në Tiranë

Nesër nis “Turi Çiklistik”, ja rrugët ku do të

Lëvizja e automjeteve në Tiranë do të ketë kufizime nesër, për shkak të organizimit të Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026, aktivitet që do të kalojë në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit dhe më tej në disa qytete të vendit.

Policia Bashkiake ka bërë të ditur se nga ora 12:00 do të vendosen kufizime dhe bllokime të pjesshme në disa rrugë me qarkullim të lartë, për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë e aktivitetit sportiv.

Ndër zonat që do të preken janë Sheshi “Skënderbej”, bulevardet “Dëshmorët e Kombit”, “Zogu i Parë” dhe “Gjergj Fishta”, si edhe segmente të Unazës së Madhe. Itinerari i turit do të vijojë më pas në drejtim të TEG-ut, Thumanës, Milotit, Rrëshenit dhe Repsit.

Për shkak të fluksit të pritshëm dhe kufizimeve të përkohshme, autoritetet këshillojnë qytetarët të planifikojnë paraprakisht lëvizjet dhe të përdorin rrugë alternative për të shmangur vonesat në trafik.

Të fundit