Flash News

E-TJERA

Neymar pëson dëmtim, në dyshim për Kupën e Botës

Neymar pëson dëmtim, në dyshim për Kupën e Botës

Shqetësimet për gjendjen fizike të Neymar Jr. janë shtuar, pasi sulmuesi brazilian është diagnostikuar me një dëmtim muskulor në pulpë që pritet ta mbajë larg fushave për të paktën dy deri në tre javë.

Lojtari i Santos kishte tentuar ditët e fundit të minimizonte situatën, duke mos dhënë sinjale alarmi për problemin fizik që e ka lënë jashtë në tre ndeshjet e fundit të skuadrës. Madje, gjatë pranisë së tij në tribunë për të ndjekur një sfidë të Copa Sudamericana, Neymar kishte lënë të kuptohej se gjendja nuk ishte shqetësuese.

Por kontrollet mjekësore kanë zbuluar një situatë më serioze nga sa pritej. Federata Braziliane e Futbollit konfirmoi se 34-vjeçari ka pësuar një dëmtim të shkallës së dytë në pulpë, diagnozë e konfirmuar edhe përmes rezonancës magnetike.

Ky zhvillim ka ngritur pikëpyetje për ritmin e rikuperimit të Neymar dhe gatishmërinë e tij për angazhimet e ardhshme me Brazilin, në një periudhë ku çdo problem fizik shihet me shqetësim në prag të Kupës së Botës.

Të fundit