Flash News


E-TJERA

Nga çfarë vuan Alda Klosi? Avokati refuzon të flasë për shëndetin e ish-zyrtares

Nga çfarë vuan Alda Klosi? Avokati refuzon të flasë

Ish-zyrtarja e Kyreministrisë, Alda Klosi, e akuzuar për pastrim parash dhe deklarim të rremë pasurie do të njihet sot me masën e sigurisë.

Masa pritet t’i jepet rreth orës 12:00, ndërkohë që në spitalin ku Klosi qëndron e shtruar kanë mbërritur prokurorja Mirela Zavalani dhe gjyqtari Arben Micko.

Në një prononcim për mediat, avokati i Klosit Ilirjan Muho teksa u pyet se nga çfarë vuan Klosi, refuzoi të përgjigjet.

“Gjykata në respektim të afatit që kishte caktuar u paraqit dhe mori gjeneralitetet e personit nën hetim, konstatoi gjendjen e saj shëndetësore, seanca ka filluar e tani do kthehemi në gjykatë ta vijojmë gjykimin aty ku e lamë. Seanca do zhvillohet në orën 12:00. Qendrimin do e merrni vesh pas gjykimit. Pyesni mjekët për gjendjen shëndetësore”, tha avokati.

Të fundit