Flash News

E-TJERA

Nga Dubai në Tiranë, arrestohet ish-koka e rrjetit të kokainës në zonën e Venecias

Nga Dubai në Tiranë, arrestohet ish-koka e rrjetit të

Një 45-vjeçar shqiptar, i dënuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të trafikut të drogës, është arrestuar në Tiranë nga policia shqiptare në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Siç shkruajnë mediat italiane, hetimet e zhvilluara nga Policia e Venecias dhe Shërbimi Qendror Operativ (SCO), në koordinim me Prokurorinë e Venecias, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej katër vitesh dhe figuronte në listat e Interpolit me “red notice”.

Hetimet kanë zbuluar se i arrestuari kishte jetuar më herët në Mestre të Italisë, më pas ishte zhvendosur në Dubai dhe së fundi ishte kthyer në Shqipëri, ku u lokalizua dhe u vu në pranga.

Ai është dënuar përfundimisht për drejtimin dhe pjesëmarrjen në një grup kriminal që gjatë viteve 2019–2021 furnizonte me kokainë tregun e drogës në zonën e Venecias, duke pasur rol të rëndësishëm në organizimin e rrjetit dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Wanted”, që synon kapjen e personave me rrezik të lartë të kërkuar jashtë vendit.

Të fundit