Flash News

E-TJERA

Nga Laert Haxhiu te Safet Bajri, 27 të dënuar në listën e regjimit “41-bis”

Nga Laert Haxhiu te Safet Bajri, 27 të dënuar në listën e

Pas rikthimit të regjimit të posaçëm të sigurisë “41-bis” në burgun e Peqinit, autoritetet po shqyrtojnë një listë prej 27 të dënuarish dhe personash me rrezikshmëri të lartë, të cilët mund t’i nënshtrohen këtij regjimi të ashpër izolimi.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në qarqet e sigurisë, në listën paraprake përfshihen disa emra të njohur të botës së krimit në Shqipëri, mes tyre Lulzim Berisha, Indrit Shaqja, Laert Haxhiu, Redian Rraja, Safet Bajri, Gëzim Guri, Bledar Selmanaj, Leonard Duka, Gjergj Cukali, Plarent Dervishaj, Femi Memziu, Bujar Shega, si dhe persona të tjerë të dënuar për vepra të rënda penale.

Po ashtu, në listë përmenden edhe individë të tjerë, përfshirë anëtarë të familjes Hoxha–Osmani, një prej të cilëve është përfolur më herët pas sekuestrimit të një telefoni celular në një institucion të vuajtjes së dënimit.

Burime pranë strukturave të sigurisë bëjnë me dije se përfshirja e disa prej këtyre emrave në regjimin “41-bis” lidhet me incidente të fundit në burgje, si dhe dyshime për komunikime të paligjshme dhe vijim të aktivitetit kriminal nga brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Të fundit