Flash News

E-TJERA

Nga ortakë në armiq, si u kthye biznesi i bixhozit në hakmarrje për Martinajn dhe Dukën

Nga ortakë në armiq, si u kthye biznesi i bixhozit në hakmarrje

Leonard Duka, kreu i klanit ‘Duka’, është arrestuar në Belgjikë, pas tre vitesh arrati. Duka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e ish-politicit Santiago Malko në vitin 2019.

Leonard Duka njihet si një kundërshtar i fortë i Ervis Martinajt. Edhe pse dikur ortakë dhe miq në biznesin e kazinove, ky i fundit solli ë vonë përplasjet e fortë mes klanit ‘Duka’ dhe Martinajt. Prishja e ortakërisë solli një betejë për hakmarrje nga të dyja palët.

Ishte Martinajt i cili mori peng dhe keqtrajtoi babain e Dukës, dhe më pas Leonardi pas tentativave të dështuara për ta ekzekutuar Martinajn, i eliminoi krahun e tij të djathtë Santiago Malkën.

Në vitin 2019 Leonard Duka thurri një plan për eliminimin fizik të Ervis Martinajt dhe për ta realizuar i duheshin të gjitha lëvizjet e tij.

Për të siguruar këtë informacion, Duka vendosi të rekrutojë persona të tjerë që mund ta ndihmonin në përmbushjen e planit. Ishte pikërisht shtetasja N.SH e cila punonte në një agjenci turisitike në Tiranë, e cila i siguroi Dukës të gjtiha lëvizjet e Martinajt.

Informacionet për Martinajn duke filluar fluturimet drejt vendeve të BE-së e deri te detajet, shtetasja bashkë me të fejuarin e saj Dejvison Sejanaj, ia dha Dukës kundrejt një shume prej 30 mijë eurosh.

“Nga aktet e ndodhura në fashikullin e prokurorit rezulton se: Shtetasi Dejvison Serjani është i fejuar me shtetasen N.Sh. Kjo e fundit ka punuar në një agjenci udhëtimesh në rrugën ‘Myslym Shyri’ ku shiste bileta udhëtimesh, paketa turistike, akomodime në hotele jashtë vendit etj. Shtetasi Dejvison Serjani ka kushëri të parë shtetasin Daut Elmazi (djalë daje).

Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi Ardjan Ahmeti dhe shtetasi Daut Elmazi njihen dhe janë kushërinj. Po sipas akteve dhe deklarimeve, ka rezultuar që të tre të pandehurit kanë njohje me njëri-tjetrin kryesisht njohje e siguruar nëpermjet shtetasit Daut Elmazi si kontakt i përbashkët. Nga deklarimet e shtetases N.Sh., ka rezultuar që prej shtetasit Daut Elmazi, ajo dhe i fejuari i saj Dejvisoni kanè krijuar kontakte me shtetasit Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni (njohur me pseudonimin “Doge” “apo “Dogja”.

Këta dy shtetas kanë pasur në plan eliminimin fizik të shtetasit Ervis Martinaj dhe për organizimin e vrasjes ju është dashur informacion prej të pandehurve lidhur me lëvizjet e objektivit Martinaj jashtë vendit. Në deklarime, e pandehura ka pranuar që në këmbim të informacioneve do të përfitonin shpërblim në para”, thuhet në dosjen hetimore.

Pasi dështoi plani për të eliminuar Ervis Martinajn, Duka vendosi të ekzekutojë krahun e tij të djathtë, ish-efektivin Santiago Malko.

Ervis Martinaj rezulton pa gjurmë prej muajit gusht të vitit 2022, kur u deklarua i zhdukur nga familjarët e tij. Humbja e kontakteve të Martinajt erdhi pas një seri atentatesh ndaj grupit të tij, ku mes tyre mbeti i vrarë edhe kushëriri i Martinajt, Brilanti.

Të fundit