Flash News

E-TJERA

Nga sherret te dhuna ndaj bashkëshortes, 4 të arrestuar në Dibër

Nga sherret te dhuna ndaj bashkëshortes, 4 të arrestuar në

Policia e Dibrës ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë, Dritan Tançi pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime trupore një 56-vjeçari.

Gjithashtu është arrestuar Jani Murrja, 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Një 19-vjeçar i identifikuar si Savjol Daci është arrestuar pasi u kap në afërsi të një gjimnazi, duke lëvizur me një dorezë metalike.

Për thyerjen e masës së sigurisë “arrest shtëpiak” është arrestuar M. Tuka.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

✅Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, vihet në pranga 32-vjeçari.

✅Arrestohet një 19-vjeçar, pasi u kap në afërsi të një gjimnazi, duke lëvizuar me një dorezë metalike.

✅Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, arrestohet 41-vjeçari.

✅Goditi me sende të forta një 56-vjeçar, arrestohet  25-vjeçari, në Bulqizë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasit :

-M.T., 32 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

-S.D., 19 vjeç, banues në fshatin Grykë Nokë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë në afërsi të një gjimnazi, duke lëvizuar me një dorezë metalike.

-J.M., 41 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin D.T., 25 vjeç, banues në Bulqizë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime trupore, shtetasin B.B., 56 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit