Flash News

E-TJERA

Nga takimi i “akullt” me Kurtin tek deklaratat e liderëve të BE, zhvillimet në “Procesin e Berlinit”

Nga takimi i “akullt” me Kurtin tek deklaratat e liderëve

Prej orës 11:00 kryeministri Edi Rama “një nga një” ka pritur liderët e Bashkimit Europian në tapetin e kuq të shtruar përballë Kryeministrisë.

Pa dyshim që vëmendje mori takimi “i akullt” mes Ramës dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ku shtrëngimi i duarve ndodhi për herë të parë që pas krisjes së marrëdhënies mes dy palëve.

Rama priti homologun e tij kosovar ndërsa dhënia e dorës u shoqërua vetëm me një buzëqeshje përballë kamerave, asnjë fjalë nuk kanë shkëmbyer mes tyre.

Nga takimi i “akullt” me Kurtin tek deklaratat e liderëve

Rama ka biseduar me të gjithë liderët që ecën në tapetin e kuq, përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç. E njëjta qasje ishte dhe me homologun grek Kiriakos Mitsotakis.

Më pas të gjithë liderët e BE-së iu drejtuan hollit të Kryeministrisë ku ishte rezervuar një pritje e çudishme me një muzikë vajtuese ku dy balerinë filluan të performonin përballë pjesëmarrësve.

Pas përfundimit të koreografisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se kërkonte që të ndërthurte artin e baletit me atë të pikturës, e cila u zbulua nga balerinët.

Më pas ishte koreografi që bëri të mundur pjesën e baletit, i cili zbuloi se puna për mini-shfaqjen kishte nisur vetëm 24 orë më parë.

Nga takimi i “akullt” me Kurtin tek deklaratat e liderëve

Mitsotakis “presion” Ramës për çështjen Beleri

Nga takimi i “akullt” me Kurtin tek deklaratat e liderëve

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i pranishëm në samitin e Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë, foli për çështjen e Fredi Belerit, i zgjedhuri për kryetar bashkie në Himarë, por që po qëndron pas hekurave që prej mesit të majit për shit-blerje votash.

Kreu i qeverisë greke deklaroi para mediave se do të diskutojë me kryeministrin shqiptar për Fredi Belerin dhe shtoi se shpreson që kjo çështje të zgjidhet miqësisht.

“Po do ta diskutoj me kryeministrin Rama çështjen e Fredi Belerit. Qëndrimi ynë këtë këtë çështje ka qenë shumë i qartë, nuk kam ndërmend të ndërhyj në çështjet e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleri ka të drejtën të betohen ndonëse ndodhet në paraburgim dhe këtë do ta bëj shumë të qartë. Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore”, tha Mitsotakis.

Rama kritika BE-së: Fqinjët marrin 4500 euro për frymë ndërsa Rajoni 138 euro

Nga takimi i “akullt” me Kurtin tek deklaratat e liderëve

Në fjalën hyrëse të Samitit të Berlinit që po mbahet sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama u shprehu liderëve të Bashkimit Europian nevojën e futjes së Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në BE.

Rama ka kritikuar Bashkimin Evropian të cilët sipas tij ndajnë në klasa vendet e Rajonit në krahasim me vendet e tjera. Kreu i qeverisë thotë se vendet e rajonit marrin vetëm 138 euro për frymë gjë që pengon procesin.

“Procesi është penguar nga çështje afatgjata midis disa vendeve të rajoni. Mund të them që fqinjët tanë të BE-së kanë marrë mbi 4500 euro për frymë dhe vendet tona marrin 138 euro për frymë. Këto shifra janë një dëshmi e frikshme e një ndarje klasore që ka thelluar ndarjen tonë në të njëjtën shtëpi të Evropës. Në kuadër të planit të investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, investimet janë domethënëse. Por vetëm 10% janë grante dhe 90%, mekamnizmi i përqasjes ndaj tyre është i ngadalshëm dhe i vjetëruar. Nuk po kërkoj financime të barabarta me vbendet e BE-së, ajo çfarë po them që në këtë peisazh gjeopolitik që po zhvillohet shpejt, duhet veprim dhe më i shpejt”, tha Rama.

Tensionet Kosovë – Serbi, mesazhi i kancelarit gjerman Olaf Scholz

Nga takimi i “akullt” me Kurtin tek deklaratat e liderëve

Kancelari gjerman Olaf Scholz mbajti fjalën e tij gjatë samitit të Procesit të Berlinit.

Sipas Scholz takimet e nivelit të lartë dhe ministerialet e realizuara së fundmi në Shqipëri kanë qenë të shkëlqyera, ndërsa shtoi se Procesi i Berlinit do të ndihmojë në anëtarësimin e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë fjalës së tij, Scholz ka bërë thirrje që Serbia dhe Kosova të lënë pas konfliktin e vjetër por të fokusohen tek dialogu dhe e ardhmja e paqes në rajon.

“Si nuse që nuk i vjen dhëndri”, Michel garanton Ramën: Do e bëjmë dasmën

Nga takimi i “akullt” me Kurtin tek deklaratat e liderëve

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel në fjalimin hyrës në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit, i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama deklaratën e tij se “procesi i zgjerimit ngjan me me nusen që nuk i vjen dhëndri”, teksa i garantoi se “dasma” do të bëhet.

Michel u shpreh se BE kërkon të vijojë me procesin e zgjerimit pasi sipas tij është investim në begatinë e anëtarëve aktualë dhe atyre të ardhshëm. Ai shtoi se vendet e rajonit kanë pritur shumë.

 

 

Të fundit