Flash News

E-TJERA

Nga Tirana në Moskë, avioni “Fishta” i Air Albania përfundon në duart e rusëve

Nga Tirana në Moskë, avioni “Fishta” i Air Albania

Një avion Airbus A320 që ka qenë pjesë e flotës së Air Albania ka përfunduar në Moskë dhe tashmë operon me regjistrim rus, pavarësisht sanksioneve perëndimore ndaj industrisë ajrore ruse.

Lajmi është raportuar nga mediat serbe duke iu referuar të dhënave të platformës ndërkombëtare Planespotters.

Sipas raportimit, bëhet fjalë për një Airbus A320-232 me numër serial 4934, i prodhuar në vitin 2011, i cili fluturonte për Air Albania me regjistrimin ZA-MMK dhe emrin “Fishta W”. Avioni kishte hyrë në flotën shqiptare në mars të vitit 2023, pasi më parë kishte operuar për Etihad Airways me regjistrimin A6-EIO.

Të dhënat e Planespotters tregojnë se fluturimi i fundit komercial i avionit me ngjyrat e Air Albania është kryer më 22 korrik 2024. Një ditë më pas, ai u transferua në Istanbul për ruajtje dhe më vonë iu kthye pronarit të tij, kompanisë amerikane të lizingut GA Telesis.

Më 14 prill 2026, avioni fluturoi nga Stambolli drejt Muscat, ndërsa më 15 maj mbërriti në aeroportin Vnukovo International Airport, ku mori regjistrimin rus RA-73899 dhe iu bashkua kompanisë ruse North-West Air Company.

Sipas medias serbe, ky nuk është rasti i parë kur një kompani ajrore ruse siguron avionë Airbus pas vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Raporti thekson se operatorët rusë vijojnë të sigurojnë avionë perëndimorë përmes ndërmjetësve dhe transaksioneve që kalojnë nga vende të treta si Turqi dhe Oman.

  

Të fundit