Flash News

E-TJERA

Ngjarja e rëndë në Korçë, rrëfehet dëshmitarja: Autori e ndoqi me vrap, vetëm e godiste me sëpatë

Ngjarja e rëndë në Korçë, rrëfehet

Një 52-vjeçare dhe një 60-vjeçar mbetën të plagosur në Pazarin e Korçës nga Jonis Mazllëmi. Ky i fundit, i cili dyshohet të ketë pro0bleme me shëndetin mendor, ka qëlluar me mjete të forta prerëse gruan dhe 60-vjeçarin që ndërhyri për ta ndihmuar.

Sipas një dëshmitareje që është ndodhur në momentin e ngjarjes, autori i është afruar gruas me sëpatë dhe e ka qëlluar. Ajo pohon se nuk ka pasur konflikt dhe se e plagosura është shitëse.

“Këtu isha unë, ajo ishte atje, ai erdhi me sëpatë, vajti deri tek ky stoli, po më dridhet trupi nuk flas dot. I hyri me sëpatë, ajo ngriti duart thirri ua ua ua dhe ra poshtë. Ai vetëm e godiste me sëpatë. Nuk pati asnjë sherr, asnjë konflikt. Ai erdhi me sëpatë, pastaj nuk e pashë sepse u bënë kapicë.  Gruan e njoh, është shumë e mirë, shet këtu. Na ka respektuar sa s’ka. Më pas i erdhi i shoqi dhe u bë kapicë, nuk pashë më se çfarë u bë. Ai ishte i droguar thoshin dhe iku me vrap. Unë ka përpirë barkun, po më dridhen këmbët, po më shpifet dhe në gjumë do më dalë. Ajo po rrinte tek dyqani, ndërsa ai e ndoqi, tek stoli ajo u pengua dhe ai i ra me sëpatë. Filloi të alurinte, pastaj i doli i shoqi”, shprehet dëshmitarja.

Të fundit