Flash News

E-TJERA

Nis sot me protesta dhe bojkot viti i ri akademik, 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore

Nis sot me protesta dhe bojkot viti i ri akademik, 20 mijë studentë

Nis sot viti i ri akademik 2023-2024 në vend.

Rreth 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve, ndërsa të tjerë pritet të regjistrohen në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi.

Regjistrimi i studentëve këtë vit u zhvillua në dy raunde. Raundi i parë u zhvillua nga data 29 gusht deri në 11 shtator, ndërsa raundi i dytë deri në 21 shtator.

Risi këtë vit për studentët që ulen për herë të parë auditoret e Mjekësisë është që duhet të lidhin kontratë për të ofruar shërbim shëndetësor në vendin tonë për një periudhë 5-vjeçare.

Por ata do ta nisin këtë vit me bojkot të procesit arsimor dhe me protesta, pasi kundërshtojnë ligjin i cili i detyron ato të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve.

Sot në orën 12:00, Lëvizja Për Universitetin do të mbajë një komunikatë te Ministria e Arsimit.

Përveç se do të jemi te protesta e Mjekësisë që në mëngjes një grup nga ne, gjithashtu do të mbajmë edhe komunikatën me kërkesat dhe problematikat që e gjejnë studentët universitetin edhe këte vit të ri akademik”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Për Universitetin.

Të fundit