Flash News

E-TJERA

“Nân” mes 10 performancave më të spikatura të finales së Eurovisionit

“Nân” mes 10 performancave më të spikatura të

Shqipëria arriti të lërë gjurmë në finalen e madhe të Eurovision 2026, ku performanca e Alisit me këngën “Nân” mori vlerësime edhe nga mediat ndërkombëtare më prestigjioze.

Mes 25 shteteve finaliste që performuan në skenën e “Wiener Stadthalle” në Vienna, interpretimi shqiptar u rendit nga Associated Press në mesin e 10 performancave më të spikatura të mbrëmjes.

Media amerikane e përshkroi këngën “Nân” si një performancë me atmosferë kinematografike dhe ngarkesë të fortë emocionale. Sipas vlerësimit të saj, kombinimi i elementëve teatralë me vokalin e fuqishëm të Alisit krijoi një interpretim që i ngjante një skene filmi dramatik.

Në fokus të vlerësimeve ishte edhe koncepti skenik i Shqipërisë. Alis u shfaq në skenë me një kostum të ndriçuar me detaje shkëlqyese, ndërsa në sfond dominonte një ekran gjigant vizual. Një element simbolik i performancës ishte edhe prezenca e figurës femërore që përfaqësonte nënën, duke e bërë interpretimin edhe më emocional dhe artistik.

Të fundit