Flash News

E-TJERA

Nordikët 'shkëlqejnë' në dygjuhësi, Evropa lë pas SHBA-në, shqiptarët i marrin 'kurorën' Britanisë

Nordikët 'shkëlqejnë' në dygjuhësi, Evropa

Rreth 65% e popullsisë së Evropës mund të flasë të paktën një gjuhë tjetër, përveç gjuhës amtare. Në SHBA vetëm 20% e të rriturve mund të flasin më shumë se sa një gjuhë.

Referuar të dhënave të Eurostat të përpunuara nga SCAN Tv, vendet nordike kryesojnë në dygjuhësi, ndërsa Evropa Jugore spikat më pak.

Teksa pjesa më e madhe e botës i referohet anglishtes si gjuhë e dytë e cila mund t’i lidhë lehtësisht me vendet e tjera, vetë anglishtfolësit duket se nuk janë të interesuar të mësojnë një gjuhë tjetër pos anglishtes.

Atributi më i keq në këtë rast i jepet Britanisë së Madhe, me një nivel të ulët në 34%, ndërsa 50% e irlandezëve mund të flasin më shumë se sa një gjuhë të huaj.

Sa i përket Shqipërisë, renditet e 4-ta me 40% të popullsisë që mund të flasë më shumë se sa një gjuhë të huaj përveç gjuhës amtare.

Nordikët 'shkëlqejnë' në dygjuhësi, Evropa

Të fundit