Flash News

E-TJERA

"Nuk duroj më, të vijë Tonin Vocaj", banorët e Bërxullës sërish në protestë

"Nuk duroj më, të vijë Tonin Vocaj", banorët e

Banorët e Bërxullës kanë protestuar sërish sot për projektin e aksit Thumanë-Kashar, i cili prek banesat e tyre. Banorët kanë protestuar me pankarta në duar duke kërkuar një përgjigje nga qeveria.

Disa prej protestuesve kanë bllokuar edhe rrugën duke krijuar trafik. Efektivët e policisë u përpoqën të largojnë banorët nga rruga, por treguar rezistencë duke mos iu bindur urdhrir të tyre.

Njëra prej protestuesve u shpreh se do të çohej nga rruga vetëm kur të mbërrinte Tonin Vocaj, Drejtori i Policisë së Tiranës.

“Kam duruar shumë, nuk duroj dot më. Ku është shteti këtu. Nuk e hap rrugën. Do çohem kur të vij Tonin Vocaj, e kam marrë ne telefon, kur të vij ai do çohem. Mirë që më shkatërron tokën dhe shpinë, më thotë mos dil ku”, u shpreh gruaja.

Të fundit