Flash News

E-TJERA

Nuk ekzekutohet vendimi për Lefter Kokën, ndodhet jashtë vendit

Nuk ekzekutohet vendimi për Lefter Kokën, ndodhet jashtë vendit

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi një ditë më parë, rikthimin në burg të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Apeli i GJKKO-së la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, për shpërdorim detyre ndaj Kokës, por ndryshoi pikën për shuarjen e masës “arrest në burg”.

Sipas përllogaritjeve, Kokës i kanë mbetur edhe 6 muaj për të vuajtur nga dënimi, por vendimi i dhënë nga Apeli nuk është ekzekutuar, pasi sipas raportimeve, Lefter Koka prej muajsh ndodhet jashtë vendit.

 

Të fundit