Flash News

E-TJERA

“Nuk ka akt noterial”, dëshmia e dyshimtë e biznesmenit për Alda Klosin: Ia dhashë unë 125 mijë euro

“Nuk ka akt noterial”, dëshmia e dyshimtë e biznesmenit

Alda Klosi mbahet në paraburgim për akuzat e pastrimit të parave dhe deklarimit të rremë para oficerit gjyqësor pasi pastruesja e saj Rozeta Dobi deklaroi ish-zyrtaren si pronaren e prej më shumë se gjysmë milioni euro pasuri.

Prokuroria e Tiranës ka marrë dëshminë e një biznesmeni, i cili sipas deklaratave të vëllait të Alda Klosit, është person ii cili i ka dhënë atij shumën prej 125 mijë eurosh.

Sipas prokurorisë, ndërtuesi pranoi dhënien e borxhit dhe paraqiti një document me shkrim dore që ishte firmosur prej tij dhe vëllait të ish-zyrtares.  Megjithatë dëshmia e biznesmenit po merret me rezerva, përderisa paratë janë dhënë përmes një shkrese të thjeshtë dhe palët nuk kanë firmosur një akt noterial.

Dyshimet janë të mëdha edhe për faktin, se dy ditë përpara dëshmisë së vëllait, Alda Klosi në deklarimet e saj përpara oficerit të policisë gjyqësore, nuk e përmend fare çështjen e borxhit, por thotë se paratë janë të xhaxhait.

“Nuk jemi të bindur në deklarimin e ndërtuesit, sepse ka shumë dëshmi kontradiktore. Kemi dyshime se biznesmeni mund të ketë bërë deklarim të rremë ndaj jemi duke kryer veprime të tjera hetimore”, tha një pjesëtar i grupit të hetimit.

Të fundit