Flash News

E-TJERA

Nxirret pa shenja jete nga rrënojat në Turqi, ish-futbollisti i Chelsea

Nxirret pa shenja jete nga rrënojat në Turqi, ish-futbollisti i

Ish-futbollisti i Premier League, Christian Atsu i cili luajti për Neëcastle United dhe Chelsea, u zhduk pas tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri të hënën e 6 shkurtit. Trupi i tij i tij u nxorr i pajetë nga rrënojat dy ditë më parë.

Lajmi për vdekjen e 31-vjeçarit është konfirmuar nga menaxheri dhe agjenti i tij. Disa orë para tërmetit tragjik, Atsu shënoi golin e fitores për klubin Hatayspor në ndeshjen e tyre në shtëpi kundër rivalëve të Superligës turke Kasimpasa.

Atsu iu bashkua skuadrës turke shtatorin e kaluar dhe ishte në qytetin e Antakias kur ra tërmeti.

Klubi i Chelsea ka shprehur ngushëllimet në Twitter për ish-lojtarin e tyre ganez.

“Të gjithë në Chelsea Football Club janë të dëshpëruar kur mësojnë për vdekjen tragjike të ish-lojtarit tonë, Christian Atsu. Mendimet tona shkojnë për familjendhe miqtë e tij”, shkruan klubi.

Të fundit