Flash News

E-TJERA

NYT ‘zbërthen’ lidhjet Rama-McGonigal: Ish-zyrtari ndërmori hapa në dobi të kryeministrit

NYT ‘zbërthen’ lidhjet Rama-McGonigal: Ish-zyrtari

“New York Times” ka publikuar detaje të reja nga dosja e skandalit “McGonigal” ku përmendet edhe kryeministri Edi Rama  si mik i ish-zyrtarit të FBI-së dhe marrëdhëniet e ngushta me të.

NYT shkruan se ndërsa McGonigal ishte ende në FBI, ai zhvilloi një marrëdhënie me kryeministrin e Edi Rama dhe ndërmori hapa në dobi të politikanit, sipas prokurorëve në Uashington.

Media amerikane shton se Rama e ka portretizuar veten si një reformator dhe në kundërshtim me luftën e Rusisë në Ukrainë.

Pas daljes në pension të në vitin 2018, McGonigal punoi në listën e pagave të një oligarku rus të sanksionuar, Oleg Deripaska, që dikur shihej si anëtar i rrethit të ngushtë të Presidentit Vladimir Putin, sipas aktakuzës së McGonigal dhe Sergej Shestakov.

Të fundit