Flash News

E-TJERA

“O do ta marrim statusin o s’ka”, ish-minatorët protestë para Kuvendit

“O do ta marrim statusin o s’ka”, ish-minatorët

Ish-minatorët kanë dalë sërish në protestë sot para Kuvendit. Ata kërkojnë miratimin e statusit të minatorit.

Prej disa javësh, ish-minatorët i kanë bërë thirrje deputetëve dhe kryetares së Kuvendit të votojnë në parlament për miratimin e statusit të tyre.

Po ashtu, ata i janë drejtuar kryeministrit Rama i cili sipas tyre u ka premtuar statusin kur mori mandatin e parë. Edhe pse në mandatin e tretë qeverisës, Rama nuk ka lëvizur asnjë gur për t’i siguruar ish-minatorëve statusin që kërkojnë.

“O do ta marrim statusin o nuk ka”, ishte thirrja e ish-minatorëve.

Të fundit