Flash News

E-TJERA

“O ti zonjë me jep çik fjalën”, Nallbati-Bushka debat te ‘Ligjet’. Ndërhyn Korreshi: Jemi një m*t komisioni

“O ti zonjë me jep çik fjalën”, Nallbati-Bushka

Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme e Komisionit për Çështjet Ligjore mes deputetëve të opozitës dhe kryetares Klotilda Bushka.

Deputetët e PD-së i kërkuan llogari kryetares socialiste se si u lejua prej saj të përjashtoheshin 10 ditë nga punimet e Kuvendit pa i njoftuar në kohë dhe pa u dhënë të drejtën e fjalës.

Në vend që të merrnin përgjigje për mesazhin që i njoftonte vetëm 12 minuta para mbledhjes së Sekretariatit, ata ndeshën në reagimin arrogant të Bushkës, e cila u tha:

“Këtë revanshin e ulërimave, të gjuhës së urrejtjes, përdoreni atje ku ju ecën, jo në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe unë kujtojva se do ta merrni fjalën për procedurë që të kërkonit falje, të distancoheshit nga aktet e dhunës në Kuvend.

Për këtë arsye, nuk kanë lejuar zhvillimin normal të mbledhjes së Komisionit, duke mos lejuar përfaqësuesit e qeverisë që të flasin dhe as deputetët e Partisë Socialiste.

Deputeti i PD Bledjon Nallbati, i cili qëlloi me grusht një ditë më parë në seancë deputetin e PS Vullnet Sinaj, ka debatuar me kryetaren e Komisionit, kurse kjo e fundit i është drejtuar duke i thënë që për t’i dhënë fjalën, duhet të kërkojë falje për dhunën në Parlament.

Pas këtij momenti ka nisur dhe debati, c’ka ka sjellë më pas dhe ndërprerjen e mbledhjes.

Pjesë nga debati:

Korreshi: Si mundet të shkelësh kushtetutën dhe të njofton 12 minuta para, nuk më vjen as materiali. Le që Byronë, a jemi një m*t komisioni ligjesh apo çfarë jemi?

Bushka: Kujdes etikën, ta ndërpres fjalën se nuk është çështje procedure

Korreshi: Fare, do flas…

Bushka: Mendova se do kërkoni falje që një koleg deputet godet me grusht një deputet në Kuvend…

Nallbati: Më jep pak fjalën zonjë

Bushka: Jo nuk ua jap nëse nuk kërkoni falje për aktin që bëtë

Nallbati: O ti zonjë me jep çik fjalën se fole për mua

Bushka: Ndërpritet seanca

 

Të fundit