Flash News

E-TJERA

Sulmonte Berishën në Facebook, GJKKO largon Artan Simonin , por fsheh emrin e avokatit që e zëvendëson

Sulmonte Berishën në Facebook, GJKKO largon Artan Simonin , por fsheh

Gjykata e Posaçme ka vendosur largimin e avokatit Artan Simoni, i cili u caktua si avokat mbrojtës i kreut të PD, Sali Berisha me qëllim zëvendësimin e tij me një tjetër avokat nga lista.

Gjykata do të zgjedhë përmes shortit emrin e ri. Në njoftim gjithashtu flitet edhe për seancën e radhës e cila do të zhvillohet ditën e nesërme (26 Tetor), në orën 10 të paradites.

“Me kerkese te Prokurorise, me qellim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zevendesoi av Artan Simoni me avokat tjeter nga lista e avokateve kryesisht dhe i la kohe te njihet me aktet. Seanca do te zhvillohet ne daten 26.10.2023 ora 10am”, thuhet ne njoftim,.

Të fundit