Flash News

E-TJERA

Operacion për ndërtimet pa leje, urdhër-arreste për efektivë policie dhe zyrtarë në Sarandë dhe Ksamil

Operacion për ndërtimet pa leje, urdhër-arreste për

Një operacion policor është duke u zhvilluar që prej orëve të para të mëngjesit në Sarandë dhe Ksamil, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Sarandës lidhur me ndërtimet pa leje në zonën bregdetare.

Sipas informacioneve paraprake, organi i akuzës ka lëshuar dhjetëra urdhër-arreste, të cilat dyshohet se përfshijnë efektivë të Policisë së Sarandës, zyrtarë vendorë, si edhe biznesmenë dhe ndërtues të lidhur me aktivitetin e paligjshëm.

Operacioni po zhvillohet nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Sarandës, ndërsa kontrollet janë shtrirë në disa banesa dhe ambiente biznesi në zonat e hetuara.

Deri tani raportohet se janë ekzekutuar vetëm dy masa arresti. Në pranga kanë rënë një punonjës policie dhe një biznesmen, ndërsa identitetet e tyre nuk janë bërë ende publike.

Ndërkohë, forcat e rendit vijojnë kontrollet në terren për lokalizimin dhe ndalimin e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit.

Të fundit