Flash News

E-TJERA

Operacione 'blic' në burgjet e Lushnjës dhe Elbasanit, sekuestrohen sende të ndaluara

Operacione 'blic' në burgjet e Lushnjës dhe Elbasanit,

Kontrolle të papritura janë zhvilluar mëngjesin e së dielës në dy institucione të vuajtjes së dënimit në vend, në IEVP Lushnjë dhe IEVP Elbasan, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e sendeve të ndaluara brenda ambienteve të burgjeve.

Operacioni është zhvilluar me urdhër dhe nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Policisë së Burgjeve, duke përfshirë kontrolle të imtësishme në qeli, ambiente të përbashkëta dhe sektorë të ndryshëm sigurie.

Në IEVP Elbasan, aksioni është kryer në bashkëpunim edhe me drejtuesit e rinj të institucionit, si pjesë e një qasjeje më të rreptë për disiplinimin dhe rritjen e kontrollit të brendshëm.

Ndërkohë, në IEVP Lushnjë janë konstatuar dhe sekuestruar sende të palejuara, përfshirë pajisje të improvizuara dhe aksesorë të dyshuar për komunikim, të cilat do t’i kalojnë për verifikim dhe hetim të mëtejshëm strukturave përkatëse.

Të fundit