Flash News

E-TJERA

Osmani për CNN: Do të publikojmë dëshmi së pas sulmit në veri qëndron Vuçiç

Osmani për CNN: Do të publikojmë dëshmi së pas sulmit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sulmi terrorist në veri lidhet me liderët serbë, ndërsa i drejtoi akuza konkretisht presidenti Aleksandër Vuçiç.

Për CNN, Osmani u shpreh se do të publikojnë në vijim dëshmi që vërtetojnë se pas sulmit terrorist qëndron pikërisht Vuçiç.

Ajo ka thënë se “akti i agresionit ishte planifikuar shumë mirë, sikurse ai i vitit 2014 në Krime”.

“Fillimisht ata ndërtuan baza ushtarake në linjën prej 400 kilometrash dhe dëshironin që të ketë në fillim tensione në veri dhe me pas sulmi. Kjo do t’i ndihmonte Vladimir Putinit të hapte një front të ri të luftës. Kjo ishte sikurse ajo koha e Slobodan Milosheviçit gjatë viteve 90-ta”, tha ajo.

Osmani tha se çdo evidencë që kanë nga ky sulm lidhet me liderët e shtetit serb.

“Ka pasur video të qarta se si grupi i Radoiçiçit ushtrohet në shtetin serb. Gjithashtu edhe armët që i kemi kapur, ato nuk janë të njerëzve të rëndomtë. Lidhjen e Radoiçiç me Vuçiçin e shohim edhe në takime të ndryshme kur ata shihen bashkë”, tha ajo.

Të fundit