Flash News

E-TJERA

Padia për shpifje, Balla “i zënë” me mbledhje, nuk paraqitet në gjyqin me Berishën

Padia për shpifje, Balla “i zënë” me mbledhje, nuk

Seanca e parë gjyqësore për padinë për shpifje mes kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe liderit të opozitës Sali Berisha është shtyrë, pasi Balla nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit.

Sipas të dhënave, mungesa e Ballës u justifikua me angazhimin e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa ai kishte kërkuar më herët shtyrjen e seancës për këtë arsye.

Në gjykatë, Berisha u përfaqësua nga avokati i tij me prokurë të posaçme, Genc Gjokutaj. Gjykatësi Besmir Stroka vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 22 maj, në orën 10:00.

Padia e Ballës ndaj Berishës lidhet me deklarata të bëra nga ky i fundit në rrjetet sociale, ku ai e akuzonte Ballën për ndërhyrje në lirimin nga burgu të Marjo Çelës, vëllait të Suel Çelës, i përmendur në dosje për aktivitet kriminal në Elbasan.

Berisha kishte publikuar më herët edhe një mesazh të ashtuquajtur nga “qytetari dixhital”, ku pretendohej se Balla kishte ndikuar në transferimin e një të burgosuri nga Peqini drejt spitalit të Elbasanit.

Të fundit