Flash News

E-TJERA

Paditet Google për diskriminim ndaj gjuhës shqipe? Sqaron mjeku i njohur

Paditet Google për diskriminim ndaj gjuhës shqipe? Sqaron mjeku i

Në media ka qarkulluar prej ditësh lajmi se Google është paditur për diskriminim të gjuhës shqipe.

Për Kafe Shqeto, mjeku i njohur nga Kosova Neshad Asllani ka treguar se si qëndron e vërteta.

Ai tha se padia është nisur për keqpërdorim të gjuhës shqipe dhe nëse Google nuk përgjigjet për 30 ditë, çështja fitohet nga paditësi.

“Pse e kemi bërë ne këtë padi, pasi prej shumë vitesh janë bërë kërkesa dhe lutje e deri edhe peticione e lobime, por pa sukses për një përgjigje nga Google. Ne kemi ndjekur atë që e ndërton demokracia amerikane. Nëse cenohet gjuha, ka diskriminim, ka pabarazi.

Padinë e kemi bërë në Gjykatën e Lartë në Kaliforni në lidhje me mospërfshirjen e gjuhës shqipe në shumë aplikacione të Google. Përfshirja e gjuhës shqipe do të sillte me shumë cilësi të informimit dhe edukimit, por edhe me shumë punësim, dhe fitimi për biznesin do të ishte akoma më i madh.

Pasi nuk morëm përgjigje për dy javë, ne bëmë padinë. Nëse Google nuk përgjigjet për 30 ditë pas padisë, ne e marrim këtë çështje si të fituar”, ka thënë mjeku.

 

Të fundit