Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’
Në absurditetin e radhës, autoriteti publik në Shqipëri po i ngarkon shqiptarëve një taksë të re private, kësaj here, për llogari të industrisë bankare, pa marrë parasysh detyrimin logjik, pra rregullimin e tregut dhe të kostove të këtij shërbimi. Por ndërsa bizneset duket se po hasin vështirësi që të bërtasin dhe të dëgjohen për padrejtësinë që po u bëhet, edhe shumë qytetarë duket se janë të pavetëdijshëm për kostot dhe rreziqet që mbart imponimi i interesit privat të bankave përmes autoritetit publik.

Mbi njëzet e pesë vjet vjet të shkuara, autori i këtyre radhëve takoi një vajzë, punonjëse në një nga bankat shqiptare, e diplomuar për ekonomi, por me një detyrë shumë specifike.
Në vend që të merrej me dokumentet e kredive apo të pagesave, punonjësja në fjalë kishte për detyrë që të frekuentonte mjediset e sërës së lartë, të zinte miqësi me nëngrupin social “graria e parisë ekonomike”, dhe të grumbullonte informacion të karakterit personal mbi biznesmenët.
Informacioni më me interes për bankën ishte nëse një biznesmen kishte apo jo dashnore, ia dridhte apo jo gruas, ndonëse informacione të tjera mbi karakterin e tij, nëse ishte gjaknxehtë apo jo, nëse pinte apo jo, ishin gjithashtu me rëndësi.
Interesi i bankës për informacionin mbi tradhtinë e mundshme bashkëshortore të biznesmenit nuk shkaktohej nga ndonjë kompas moral, por ishte një çështje shumë praktike. Sepse, biznesmeni merr kredi ndërsa marrëdhëniet jashtëmartesore bartin rrezikun e divorcit, divorci bart rrezikun e dëmtimit të sipërmarrjes së biznesmenit në fjalë dhe kjo e fundit, bart rrezikun e falimentit dhe mosshlyerjes së kredisë.
Gjithashtu, duhet pasur parasysh që, ndonëse informacioni mbi jetën jashtëmartesore të një biznesmeni ishte me interes për bankën, ky nuk ishte automatikisht faktor diskualifikues në vlerësimin e një kërkese për kredi. Shumë biznesmenë, për shkak se janë të pasur, kanë marrëdhënie jashtëmartesore dhe këto marrëdhënie, jo gjithmonë shkaktojnë telashe për bankën që jep kredi. Por biznesmeni që hynte në këtë kategori, konsiderohej nga banka si person “me prim rreziku” më të lartë se sa ai që nuk hynte në këtë kategori. Rrjedhimisht, ndonëse biznesmeni në fjalë mund të mos ia kishte haberin se si e qysh, banka ia rriste interesin e kredisë atij, për të mbuluar ekspozimin ndaj një shkalle më të lartë rreziku që banka merrte përsipër.
Njëzet e pesë vjet më vonë, ka gjasa që banka nuk ka më nevojë të paguajë dikë për të gjuajtur për thashetheme dhe duket se është në gjendje të grumbullojë informacion të karakterit ku e ku më personal, jo vetëm mbi biznesmenët e profilit të lartë, por nga të gjithë klientët e tjerë, nga më i pasuri e deri te më i varfri.
Mjeti që ia mundëson bankës këtë punë është karta bankare, e cila, pasi i është dhënë qytetarëve kryesisht përmes shtrëngimit, falë edhe moskokëçarjes apo padijenisë së qytetarëve, e furnizon bankën me një larmishmëri të paimagjinueshme të dhënash, sa herë që ajo përdoret për të blerë në dyqan.
Nëse qytetari shkon të blejë prezervativë, ndërsa është i martuar, banka ka gjasa që do ta zbulojë pa ndonjë vështirësi të madhe një histori potenciale marrëdhënieje jashtëmartesore. Por edhe nëse dikush shkon dhe blen, fjala vjen, një palë mbathje të kuqe, banka në kompjuterin e saj do të regjistrojë çdo gjë: ku e bleu, çfarë mase, çfarë ngjyre. Dhe nëse qytetari shkon dhe paguan një, dy, tre apo më shumë pije alkoolike me kartë, banka është në gjendje të dijë se sa pi. Apo nëse shkon dhe blen ushqime me shumë yndyrë, ka gjasa që do të mund të llogarisë prej kësaj stilin e jetesës dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Sasia e stërmadhe e informacionit personal që një kartë bankare regjistron si dhe ekzistenca e programeve jashtëzakonisht të fuqishme të analizimit të këtyre të dhënave, siç janë programet e Inteligjencës Artificiale, janë një telash të cilin, disa politikanë, e kanë hasur tashmë. Njëri prej tyre është nën akuzë për të dhënat që prokurorët ishin në gjendje të siguronin nga rezervimet e hoteleve me kartë bankare.
Këto të dhëna personale, njësoj si algoritmet e reels të Instagram, janë në gjendje të na njohin ne edhe më mirë nga sa njohim veten. Dhe në rastin e bankave, qytetarët, jo vetëm që po japin informacionin më personal të mundshëm, përfshirë ngjyrën e preferuar të mbathjeve që blejnë në dyqan, jo vetëm që po ia japin bankës këtë informacion pa marrë gjë në shkëmbim, por, në mënyrë të pavetëdijshme, po paguajnë që banka të mund të mbledhë edhe më shumë informacion mbi ta.
Ashtu si në rastin e biznesmenit që kishte marrëdhënie jashtëmartesore, asnjë nga informacionet që banka mbledh, nuk përbën arsye për diskualifikim nga kredidhënia, por të dhënat mundet që të ndihmojnë bankën që të rrisë interesin për të mbuluar primin e rrezikut nga çdo ves i qytetarit.
Tarifa absurde dhe shërbim me detyrim
Themeluesi i ekonomiksit Adam Smith paralajmëroi saktësisht 250 vjet më parë në librin e tij Pasuria e kombeve se, pronarët dhe punëtorët janë dy klasa të shoqërisë, të cilët, me raste janë dhe me raste nuk janë të vetëdijshëm për interesin e vet, por kurdo që janë të vetëdijshëm, interesi i tyre personal përputhet goxha me interesin e përgjithshëm publik të rritjes së mirëqenies. Ndryshe nga këto dy klasa, klasa e sipërmarrësve, për shkak të lloji të punës që bën, është jashtëzakonisht shumë e vetëdijshme për interesin e vet.
Ajo është në gjendje te dijë saktë se çfarë duhet të ndodhë që situata e sipërmarrësit të përmirësohet. Por, vëren Smith, ndryshe nga dy klasat e mëparshme, interesi i sipërmarrësve pothuajse kurrë nuk është në përputhje me interesin e përgjithshëm të shoqërisë. Rrjedhimisht Smith na paralajmëron të bëjmë kujdes kurdo që një grup sipërmarrësish përpiqet të na bindë për politika që, ndërsa supozohet se janë në të mirë të përgjithshme, në fakt nuk janë.
Ja ku kemi këtu një rast konkret. Pa ndonjë debat të madh publik, mësohet se Kuvendi i Shqipërisë i është bindur argumenteve të bankave për të detyruar një pjesë të bizneseve që të pajisen me procesor kartash bankare. Një nga argumentet e dhënë është se, rritja e pagesave elektronike do të sjellë luftë kundër evazionit fiskal, e madje edhe luftë kundër pastrimit të parave.
Autoriteti publik, në rastin konkret, shumica socialiste, jo vetëm që ka marrë përsipër të ngarkojë bizneset me një detyrim që është kryekëput interes privat, por ka dështuar të bëjë detyrën tjetër publike, të rregullojë tarifat e shërbimeve në bazë të kostove. Sepse, nëse imponon përdorimin e një shërbimi, krijon detyrimisht një monopol apo një oligopol. Dhe nëse e bën këtë, detyrimisht, nëse je Kuvendi i Shqipërisë dhe jo përfaqësuesi i bankave, do të duhet të vendosësh tarifa referencë dhe tarifat referencë duhet të vendosen në përputhje me kostot.
Situata absurde u shfaq këto ditë në rrugët e Tiranës. Në një furrë buke, një njoftim i thotë klientëve se pagesat me kartë pranohen vetëm për blerje me vlerë më shumë se 1 mijë lekë të rinj, ndërsa shoqata e transportit urban njoftoi se do të transferojë te konsumatorët kostot e procesimit të pagesës. Kështu mësohet se kostoja e procesimit të një pagese me kartë rezulton se është minimalisht 30 lekë, (ndërsa bileta e autobuzit është 40 lekë).
Qytetarët duket se e kanë më të lehtë e u vjen më për mbarë që, në vend që të mbajnë para të thata, të përdorin kartën për pagesa të ndryshme. Qytetarët duket se janë të pavetëdijshëm për kostot, të cilat për momentin fshihen pas çmimit të mallrave që blejnë. Normalisht që çmimet e të gjitha mallrave do të duhet të rriten në mënyrë që bizneset të mbulojnë kostot e komisioneve të kërkuara nga bankat. Por për sa kohë bizneset kanë të drejtë të refuzojnë pagesën me kartë nëse e shohin të arsyeshme, apo t’ia rrisin çmimin qytetarit për të pasqyruar koston e transaksionit, problemi nuk është aq i madh.
Problemi fillon kur, shteti merr për sipër të detyrojë disa biznese t’i paguajnë një “taksë” disa bizneseve të tjera, nën justifikime haluçinante. Pagesa e biletës së autobuzit me kartë vështirë se ndihmon në luftën kundër pastrimit të parave. Nëpër botë, kostot e pagesave me kartë janë ku e ku më të ulëta. Është e mundur që të bësh “miniblerje”, pra të paguash, fjala vjen, 20 qindarka për të lexuar një artikull gazete, me komisione bankare në përputhje me atë që është e logjishme për procesimin e një mikropagese.
Kjo nuk është ajo që bankat shqiptare janë mësuar të bëjnë. Ato janë mësuar të mbajnë komisione predatore. Ato mbajnë në programet e tyre të bankingut online apo mobile, setap-ime që shtyjnë qytetarin naiv të përdorë shërbime të panevojshme, të tilla si llogari bankare shtesë që jo doemos të hyjnë në punë apo konvertime valutore si shërbim ekstra. Shumë banka mbajnë tarifa të larta fikse edhe për mikropagesa. Ato mbështesin suksesin jo te shërbimi real, por te naiviteti i përdoruesit.
Gjithsesi, ky është një problem shumë i papërfillshëm përballë problemit real: Transferimit të të dhënave personale nga qytetari te disa biznese të cilat kanë demonstruar përgjatë historisë së aktivitetit të vet në Shqipëri sjellje predatore dhe praktika zhvatëse, injorim të ligjeve që mbrojnë qytetarët nga keqpërdorimi i të dhënave personale dhe institucione publike që, ndërsa kanë detyrën të mbikëqyrin dhe të ndëshkojnë, janë bërë agjentë të interesave private të bankave. Për këto arsye, është shumë e këshillueshme që të përdorësh paranë fizike për të bërë blerje të cilat do të preferoje që të mbeteshin çështje personale tuajat. /BIRN
Të fundit
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41