Flash News

E-TJERA

Paralajmërimi i avokatit: Dosja për Ervis Martinajn mund të sfumohet

Paralajmërimi i avokatit: Dosja për Ervis Martinajn mund të

SPAK sekuestroi pak ditë më parë 34 pasuri në pronësi të të shumëkërkuarit Ervis Martinajt dhe të afërmve të tij.

Avokati Edmond Petraj ka thënë për Euronews Albania se doja se Ervis Martinajt mund të sfumohet, për shkak se sipas tij deri tani nuk ka asnjë rezultat nga hetimet.

Sipas avokatit, dosja hetimore nuk ka lidhje me sekuestrimin e pasurisë së Martinajt.

“Tani jemi në fazën që është edhe sekreti hetimor, i cili është pjesë tjetër e marrëdhënies dhe nuk është pjesë e këtij vendimi. E gjithë fabula e ngritur deri në këtë moment, nuk ka lidhje me kërkesën për bllokimin e të gjithë aseteve të pasurive apo të numrave të llogarisë, që edhe kësaj i është bërë një hetim, kështu që e ka pasur më të thjeshtë këtë hetim pasuror për ta çuar dhe për ta bllokuar.

Por kjo nuk paraqet gjendjen e dosjes faktike, ku janë elementët dhe shinat ku ka ikur hetimi. Unë nuk shikoj ndonjë rezultat dhe kam përshtypjen, që kjo si dosje do të smufohet rrugës, mbajeni mend, këtu do të jemi”, tha avokati.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022. Dyshimet janë që Martinaj të jetë marrë peng e më pas të jetë vrarë ose ‘mbreti’ i lojërave të fatit mund të jetë fshehur diku. Zhdukja e tij erdhi pas një serie atentatesh ku bandat i ekzekutuan të gjithë rrethin e tij të ngushtë.

Të fundit