Flash News

E-TJERA

Paralajmëron vëllai i vajzës të p*dhunuar në Vlorë: Nëse shteti i fal, autorët s’i fal unë

Paralajmëron vëllai i vajzës të p*dhunuar në

Flet vëllai i vajzës 26-vjeçare e cila u përdhunua nga katër persona në Vlorë.

Në një intervistë në Euronews Albania, ai tha se edhe pse në fillim në njoftimin zyrtar policia tha se bëhej fjalë për tre persona, ata ishin katër persona. Vëllai i vajzës u shpreh se nëse shteti do ua falë këtë vepër atyre personave, ai vetë nuk ka për t’ua falur kurrë.

“Ata janë katër persona, nuk janë tre persona dhe nëse shteti i fal, nuk i fal unë. Nëse shteti apo gjykata do i fal, unë nuk i fal”,-tha ai ndërkohë që shtoi se motra e tij i kishte rrëfyer se ajo kishte dalë me një person në lokal, ku kishte pirë diçka, ndërsa të tjerët i ishin bashkuar në hotel.

Vëllai i viktimës tha se ai kishte dyshime për mënyrën se si po bëhej hetimi pasi ekspertiza mjekoligjore u bë shumë vonë.

Ekspertiza mjekoligjore i është bërë pas 5 ditësh, ndërkohë që duhet t’i bëhej brenda 72 orëve,” – u shpreh vëllai i vajzës.

Vëllai i viktimës së përdhunimit tha se motrës së tij i kishin shkuar në spital për ta kërcënuar që të heqë denoncimin. Sipas tij, ka qenë një grua, nënë e një prej autorëve dhe një burrë, të cilët i kanë kërkuar motrës së tij që të tërheq denoncimin.

“Nuk e di kush ka vajtur te spitali dhe ka bërë kërcënim. Motra më tha që kishte shkuar nëna e njërit prej djemve për të hequr denoncimin. Pas zonjës, ka shkuar edhe një zotëri, i cili e ka kërcënuar motrën në spital”,-tha ai

 

Të fundit