Flash News

E-TJERA

“Parlamenti është kthyer në kohën e diktaturës”, Berisha: Korruptori i Mcgonigal nuk ka vend si Kryeministër

“Parlamenti është kthyer në kohën e

Sali Berisha ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike një ditë para protestës. Në fjalën e tij, kreu i PD foli për kaosin që ka mbërthyer Parlamentin, duke e krahasuar me kohën e diktaturës.

"Parlamenti është kthyer absolutisht në kohën e diktaturës staliniste. Vetëm në diktaturë një deputet bëhej përgjegjës për ato që fliste në parlament dhe jashtë tij.

Kjo po ndodh sot në këtë parlament. Ne nuk kemi bërë gjë tjetër, vetëm kemi mbrojtur interesat e zgjedhësve tanë.
Parlamenti është bërë i padurueshëm për qytetarët. Qytetarët kanë një neveri të jashtazakonshme. Prapë ne do qëndrojmë në parlament me vendosmërinë më të madhe. Ortaku, korruptori i McGonigal nuk mund të ketë vend më si kryeministër i Shqipërisë. Ai duhet të ikë!", tha Berisha.

Të fundit