Flash News

E-TJERA

Partitë nuk dorëzojnë raportet financiare, KQZ shtyn afatin për shpërndarjen e fondeve vjetore

Partitë nuk dorëzojnë raportet financiare, KQZ shtyn afatin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shtyjë afatin për shpërndarjen e fondeve për partitë politike, në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, tha se afati i fundit për droëzimin e raporteve financiare do të jetë 31 marsi, në të kundërt partitë politikë nuk do të përfitojnë fonde për zgjedhjet vendore.

“Projektvendimin për shpërndarjen e fondeve do ta shtyjmë pas datës 31 mars pasi do të presim meqë është afati i fundit për dorëzimin e raporteve”, deklaroi Celibashi.

Ceibashi po ashtu kërkoi nga kryetarët e bashkive të informojnë zgjedhësit për vendndodhjnen e e qendrave të votimit, pasi edhe në këtë rast raportet q që kanë mbërritur në KQZ janë të pakta.

“Kryetarët e bashkisë kanë detyrimin për të njoftuar zgjedhësit mbi vendndodhjen e qendrave të votimit për secilin prej tyre. Kemi marrë disa raporte por janë shumë pak. Me këtë rast, ta risjellim sërish në vëmendje të tyre këtë detyrim nga Kodi Zgjedhor. Vlen thirrja edhe nga zgjedhësit për të kontrolluar emrin e tyre në listën e zgjedhësve. Ta risjellim edhe njëherë në vëmendje të kryetarëve të bashkisë këtë detyrim të tyre. Të bëhet edhe vlerësim paraprak të ambienteve ku do të vendosen qendrat e votimit. Edhe pse duket sikur ka shumë kohë deri më 14 maj, kemi të nevojshme të dimë se si është situata”, tha Celibashi.

Të fundit