Flash News

E-TJERA

Partizani shpallet për herë të 17 kampion i Shqipërisë

Partizani shpallet për herë të 17 kampion i Shqipërisë

“Demat e kuq” të Partizanit janë shpallur për të 17-tën herë, kampionë të Shqipërisë, mes një atmosfere elektrizuese në “Arenën e Demave”.

Triumfi 2-0 ndaj Teutës i solli titullin kampion skuadrës së Xhovani Kolelës.

Goli i parë erdhi në minutën e 39’-të të sfidës nga Arilindo Rrapaj, ndërsa goli i dytë erdhi nga Tedi Cara në minutën e 96′-të të sfidës, duke i dhuruar kështu fitoren e madhe shokëve të tij të skuadrës.

Hera e fundit që Partizani shpallej kampion ishte viti 2018-2019, asokohe të kuqtë drejtoheshin nga Skënder Gega.  

 

Të fundit