Flash News

E-TJERA

Pas 30 vitesh në arrati, arrestohet i shumëkërkuari për vrasje në Shqipëri dhe Belgjikë

Pas 30 vitesh në arrati, arrestohet i shumëkërkuari për

Një nga personat më të kërkuar nga autoritetet shqiptare dhe belge është arrestuar pas gati tre dekadash në arrati.

Bëhet fjalë për Sokol Hoxhën, i cili sipas të dhënave hetimore është i dënuar në Shqipëri dhe i kërkuar në Belgjikë për vepra të rënda penale të kryera në vitet ’90 dhe më pas.

Ai raportohet se në Shqipëri është dënuar me 25 vite burg për një vrasje të dyfishtë në Patos, ndërsa në Belgjikë është kërkuar për një tjetër ngjarje të rëndë në Bruksel, të lidhur me shfrytëzim për prostitucion dhe vrasje të një shtetaseje shqiptare.

Sipas hetimeve, ngjarja në Belgjikë dyshohet të ketë ndodhur pasi viktima kishte kundërshtuar shfrytëzimin, çka dyshohet të jetë edhe motivi i krimit.

Autoritetet raportojnë se ai është larguar më pas nga Europa me dokumente të falsifikuara, duke jetuar për vite me radhë në vende të ndryshme me identitet tjetër.

Të fundit