Flash News

E-TJERA

Pas aksidentit me dy viktima, AMP zbarkon në Durrës: Në fokus neglizhenca e policisë

Pas aksidentit me dy viktima, AMP zbarkon në Durrës: Në fokus

Pas aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur hetimet për veprimet dhe mosveprimet e punonjësve të policisë.

Hetimi vjen pas denoncimeve të banorëve të lagjes 15, në zonën e ish-Kënetës, të cilët pretendojnë se policia nuk ka reaguar në kohë ndaj sinjalizimeve të vazhdueshme për qarkullimin e mjeteve me shpejtësi të lartë në këtë zonë.

Sipas AMP, ngjarja e rëndë ka ngritur dyshime mbi reagimin e strukturave policore dhe nëse janë marrë masat e nevojshme për parandalimin e rrezikut, pavarësisht ankesave të mëparshme të qytetarëve.

“AMP pritet të verifikojë nëse ka pasur shkelje të detyrës nga ana e efektivëve të policisë dhe nëse janë ndjekur procedurat për trajtimin e ankesave. Nuk përjashtohet mundësia e përgjegjësive ligjore ndaj personave përgjegjës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, një ditë pas aksidentit tragjik të shkaktuar nga 57-vjeçari i dehur Nikoll Radaçi, drejtori i Policisë, Skënder Hita, ka pezulluar nga detyra, deri në përfundim të hetimeve, zinxhirin komandues të policisë vendore.

Të fundit