Flash News

E-TJERA

Pas aksidentit tragjik në Durrës, shkarkohet drejtori i policisë Afrim Tafa

Pas aksidentit tragjik në Durrës, shkarkohet drejtori i policisë

Pas aksidentit fatal që i mori jetën dy të miturve, drejtori i Policisë së Durrësit Afrim Tafa është shkarkuar nga detyra si drejtor i Policisë së Durrësit dhe është emëruar si shef sektori pranë Interpol.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 14:10 të së dielës në lagjen nr.15, ku humbën jetën Enea Muçaj, 12 vjeç dhe Klersi Nikolli, 10 vjeç. Autor i ngjarjes është 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili u arrestua nga policia dhe pranoi se kishte qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Fillimisht, Tafa u pezullua nga detyra së bashku me dy drejtues të tjerë të policisë vendore, pas reagimeve mbi menaxhimin e situatës dhe përgjegjësinë institucionale. Me motivacionin e performancës së dobët, drejtori i Përgjithshëm i Policisë urdhëroi pezullimin e tij, si dhe të zv/drejtorit për rendin dhe sigurinë, Zija Sula, dhe shefit të policisë rrugore, Kreshnik Skëndo.

Në vijim të këtyre zhvillimeve, drejtimi i Policisë së Durrësit i është besuar përkohësisht Ervin Hodaj.

 

Të fundit