Flash News

E-TJERA

Pas Mjekësisë, edhe studentët e Filologjikut në protestë

Pas Mjekësisë, edhe studentët e Filologjikut në

Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë janë ngritur në protestë kundër Ministrisë së Arsimit, për kontratën e cila i jep mundësi studentëve që zgjedhin degë prioritare të marrin një bursë sa paga minimale.

Sipas studentëve, qeveria nuk i është përmbajtur kontratës ku thuhet se çdo student i cili zgjedh një  degë prioritare, do të marrë 40 mijë lekë bursë.

Një tjetër kusht me të cilët studentët nuk janë dakord është kontrata, e cila parashikon se në rast se deri në 6 vjet studentët e lëndëve prioritare (Bujqësia, disa inxhinieri, turizmi, mësuesia) nuk e kanë gjetur një vend pune, kanë të drejtën të tërheqin diplomën.

“Ne kemi vendosur të protestojmë për arsyen e kushteve që nuk janë mbajtur në fillim. Ne na është thënë që studentët pavarësisht mesatares për degët që vlerësohen si prioritare do të marrin 40 mijë lekë të reja, por kjo nuk është dhënë. Pjesa tjetër është kontrata, për 3 vite për të punuar në Shqipëri, po pse studenti duhet të firmosë patjetër një kontratë sepse përderisa është në degët prioritare dhe ne e dimë për shembull që do kontribuojmë për vendin tonë, pse duhet të firmosim një kontratë, ndërkohë që nga 3 vite që kishin thënë tani e kanë bërë 6”, kanë deklaruar studentët.

Të parët që u ngritën në protestë dhe kanë bojkotuar mësimin janë studentët e Mjekësisë, të cilët kërkojnë që qeveria të mos i mbajë peng diplomat e tyre.


 

Të fundit