Flash News

E-TJERA

Pas tragjedisë me dy të miturit, tjetër aksident në Spitallë, mjeti kthehet përmbys në rrugë

Pas tragjedisë me dy të miturit, tjetër aksident në

Vetëm disa ditë pas tragjedisë ku humbën jetën dy të mitur, një tjetër aksident rrugor është regjistruar sot në rrugën që lidh Spitallën me Porto Romanon.

Në automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Në të udhëtonin drejtuesi i mjetit dhe i ati i tij si pasagjer. Të dy personat janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se disa ditë më parë në të njëjtën zonë, Nikoll Radaçi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, përplasi për vdekje dy fëmijë, Klersi Nikolli dhe Enea Muça.

Të fundit