Flash News

E-TJERA

Patenta do të kushtojë 85 mijë lekë, DPSHTRR: Më parë shoferët kanë bërë kurs gjysmak

Patenta do të kushtojë 85 mijë lekë, DPSHTRR: Më

Blendi Goxnhe, drejtori i DPSHTRR, ka folur për çmimin e ri të lejes së drejtimit, e cila do të kushtojë 85 mijë lekë.

Në një lidhje për Euronews Albania, Gonxhe ka konfirmuar çmimin e ri të patentës, duke thënë se qytetarët nuk do të paguajnë më shumë, por do t’iu kushtojë programi.

Sipas tij, nëse qytetarët kanë paguar më pak, kjo ka ndodhur për shkak të informalitetit.

“Kjo nuk do të thotë që do të paguhen më shumë, kjo do të thotë që do të paguajnë tamam. Do paguajnë atë që duhet të paguajnë, që të bëjnë programin. Kjo do të thotë që nëse kanë paguar më pak më përpara, kanë paguar se nuk e kanë bërë programin, kanë bërë një kurs gjysmak. Janë të gjitha institucionet në këtë betejë, ky është një problem që është ngritur nga DPT, në raport me Shoqatën e Autoshkollave, sepse ka vite, nga viti 2019 që unë jam në këtë detyrë, që luftojmë që të normalizojmë sektorin”, theksoi ai.

Të fundit