Flash News

E-TJERA

PD debat në komisionet parlamentare: Keni vrarë parlamentarizmin, s’mund të ketë normalitet

PD debat në komisionet parlamentare: Keni vrarë parlamentarizmin,

Përjashtimi i deputetëve të opozitës, rrëzimi i Komisioneve Hetimore dhe bllokimi i Reformës Zgjedhore ka shkaktuar debat mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe mazhorancës në Komisionet Parlamentare. Pas debateve, deputetët e PD kanë braktisur mbledhjen në shenjë proteste.

Komsioni i Veprimtarisë Prodhuese shtyu mbledhjen për më shumë se një orë për shkak të mungesës së deputetëve opozitarë, pa arritur që të krijojnë kuorumin.

Rrëzimin e propozimeve dhe moskonsiderimin e asnjë nisme, deputetët demokratë e kanë konsideruar si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend.

E njëjta situatë është në Komisionin e Ligjeve. Deputetët e opozitës, pasi kanë dëgjuar propozimin e koleges së tyre, Jorida Tabaku, për ligjin e prokurimeve, nismë që është rrëzuar nga mazhoranca, debatuan ashpër me kolegët socialistë, e më pas braktisën mbledhjen.




Të fundit