Flash News

E-TJERA

PDIU do të shkojë e vetme në zgjedhjet lokale të 14 majit

PDIU do të shkojë e vetme në zgjedhjet lokale të 14 majit

PDIU ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Vendimi është konfirmuar nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka njoftuar se do të dalë në zgjedhjet vendore vetëm.

 “Bazuar në ndryshimet e fundit Kushtetuese për heqjen e koalicioneve, PDIU ka marrë vendimin që të dalë e vetme në zgjedhje.

Më duhet të theksoj që PDIU nuk është kontaktuar asnjë herë, nga asnjë nga dy palët e PD-së, për të kërkuar bashkëpunimin e saj.

PDIU e ka bërë të qartë që nuk përfshihet dhe nuk mban anë në debatin e brendshëm në PD, por në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje, që ata që flasin në emër të demokratëve e kanë detyrë që të bashkohen e të sjellin një forcë solide në zgjedhjet që priten të mbahen”, shkroi ndër të tjera Idrizi.

 

Të fundit