Flash News

E-TJERA

Pedagogët nisin protestën: Qeveria të plotësojë kërkesat

Pedagogët nisin protestën: Qeveria të plotësojë

Pedagogët kanë dalë sërish në protestë ashtu siç kishin njoftuar. Ata kërkojnë nga qeveria plotësimin e kërkesave të shtruara muaj më parë.

“Duam rritje page, dhe të rritet buxheti për arsimin”, thanë pedagogët. Protesta është duke u zhvilluar tek Universiteti Politeknik, ku i kanë bërë thirrje studentëve t’iu bashkohen.

“Pa vlerësim financiar të mirë nuk ka as staf akademik të mirë. Qeveria dështoi. Shtesa e rrogës është e pa konsiderueshme. Ne i qëndrojmë kërkesën që pagat të mos jenë më pak se mesatarja rajonale ose të paktën sa niveli i pagave në Kosovë”, u shpreh një pedagog.

 Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Të fundit