Flash News

E-TJERA

Penalizimi i Shqipërisë dhe MV nga vetoja bullgare/ Borrell kërkon ndryshimin e rregullave në BE, zgjidhja që ofron

Penalizimi i Shqipërisë dhe MV nga vetoja bullgare/ Borrell

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell ka folur për procesin e zgjerimit, duke nënvizuar se është kthyer në prioritet pas dhënies së statusit të vendit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë.

Edhe pse nuk morën asnjë sinjal pozitiv, Borrel thotë se edhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë tashmë në rrugën e integrimit.

Kryediplomati i bllokut thotë se duhen përpjekje për të reformuar BE-në dhe vendimmarrjen tonë. Ai thekson se rregulli i unanimitetit duhet të ndryshojë.

“Kjo nënkupton gjithashtu zvogëlimin e shtrirjes së rregullit të unanimitet në politikën e jashtme dhe fusha të tjera, për të marrë më shumë vendime me shumicë të cilësuar votash”, shkruan Borrell.

Ky i fundit e kupton humbjen e durimit të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në bllok.

“Kanë kaluar pothuajse 20 vjet më parë që BE-ja deklaroi në Selanik se "e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së", kështu që një shkallë e caktuar padurimi nga ana e tyre, për të thënë të paktën, është e kuptueshëm”, shton ai.

Sipas tij, penalizimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nga vetoja bullgare ka pasur pasoja negative mbi besueshmërinë dhe ndikimin e BE-së.

“Përgjigja më e mirë është heqja e peshës së vdekur të rregullit të unanimitet”, thotë Borrell.

Zgjidhja sipas këtij të fundit është: Këtu mund të avancojmë me 'super QMV', për shembull 27 minus 2 ose 3, në mënyrë që të mos bllokohemi nga një ose dy vende të vetme.

Por gjithashtu nënvizon se heqja e unanimitetit nuk është “ilaç” dhe thotë se ka shumë probleme të tjera në politikën e jashtme të BE-së.

“Por pasi kam qenë 2,5 vjet në këtë punë, nuk mund të mendoj për një ndryshim të vetëm që do të kishte një efekt më të fuqishëm për të përmirësuar aftësinë tonë për të vepruar në një botë armiqësore. Dhe kjo është pikërisht ajo që qytetarët tanë kërkojnë nga ne”, shton Borrell.

Të fundit