Flash News

E-TJERA

Peqin/ Pasagjerja hap derën e furgonit dhe hidhet nga mjeti, ndërron jetë

Peqin/ Pasagjerja hap derën e furgonit dhe hidhet nga mjeti, ndërron

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin këtë mëngjes.

Raportohet se një pasagjere e linjës Peqin-Elbasan është vetëhedhur nga mjeti. Pasagjerja ka hapur derën e furgonit teksa ky i fundit ishte në lëvizje. Për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 në vendin e quajtur Papër. Viktima është identifikuar si Merushe Gjuzi 50 vjeçe nga Rrogozhina.

"Rreth orës 09:00, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, shtetasja M. Gj., rreth 50 vjeçe, ndërkohë që udhëtonte në automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi S. T., 30 vjeç, dyshohet se ka hapur derën e pasme të furgonit dhe është vetëhedhur.

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja M. Gj. ka humbur jetën. Drejtuesi i furgonit, shtetasi S. T., po shoqërohet në Komisariat, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje", njofton policia.

Të fundit