Flash News

E-TJERA

Përdh*nimi i 26-vjeçares, gjinekologu: Gjurmët në organet gjenitale tregojnë nëse është s*ks traumatik apo jo

Përdh*nimi i 26-vjeçares, gjinekologu: Gjurmët në organet                                                                                                                                    

Rasti i ndodhur disa ditë më parë në Vlorë, ku një 26-vjeçare është përdhunuar nga disa persona ka shokuar opinionin publik.

Ditën e djeshme të resë i është bërë edhe ekspertiza mjeko-ligjore. Gjinekologu Shkëlqim Balili thotë se përdhunimi i të resë mund të vërtetohet nga mjekësia ligjore edhe pse mund të kenë kaluar disa ditë nga akti i dhunshëm.

“Nëse është përdhunuar apo jo, gjurmët që dalin në organet gjenitale janë dhe mund të jenë se është seks traumatik. Këtu ka një gjë kryesore, të gjitha janë dëmtime lokale, hematomat, ekziston trauma. Sa më afër aksidentit, që më lehtë është të vërtetohet përdhunimi. Ne kemi një institut të shkëlqyer të mjekësisë ligjore dhe ata shikojnë në dinamikë të gjithë dëmtimet e indit në një përdhunim, në një marrëdhënie seksuale normale nuk ka asnjë dëmtim. Edhe nëse kanë kaluar 2-3 ditë është një gjë që përcaktohet”, tha mjeku

Gjinekologu Balili tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euroneës Albania se gjatë punës së tij ka hasur në shumë raste të përdhunimeve me dëmtime të organeve.

 “Ne kemi parë raste në urgjenca gjatë gjithë kohës që na kanë ardhur raste me dëmtime të organeve gjenitale nga ndërhyrjet brutale, nga trajtimet kafshërore seksuale deri të kafshuara. Por problemi është që në këto marrëdhënie një gjë duhet ndarë; unë nuk e quaj të drejtë që në Shqipëri seksi të fillojë 14 vjeç se të dy janë pa e mbaruar adoleshencën, janë ende të papjekur seksualisht”, tha mjeku.

Të fundit