Flash News

E-TJERA

Përdh*nimi i 26-vjeçares, juristja: Institucionet të marrin masa të menjëhershme

Përdh*nimi i 26-vjeçares, juristja: Institucionet të marrin

Përdhunimi i një 26-vjeçareje në Vlorë ka qenë lajmi që ka tronditur mbarë opinionin publik ditët e fundit.

Tre persona janë arrestuar në Vlorë pasi e kanë këtë nxitur 26-vjeçaren që të përdorë lëndë narkotike dhe më pas kanë kryer marrëdhënie seksuale me të.

E ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ ishte aktivistja dhe juristja Edlira Çepani, e cila e indinjuar është shprehur se fatkeqësisht ky nuk është rasti i parë as i fundit që ne do të dëgjojmë nga kjo shoqëri dhe se masat duhen marrë në mënyrë të menjëhershme për të parandaluar që një tjetër vajzë e pafajshme të bëhet ‘pre’ e këtyre ngjarjeve monstruoze.

Deklarata e Edlira Çepanit

 ‘Problem është që në radhë të parë ajo që ne themi gjithmonë për një rast të tillë i cili fatkeqësisht e shohim që nuk është as rasti i parë e fatkeqësisht as i fundit, janë masat që meren në mënyrë të drejpërdrejtë dhe të menjëhershme nga institucionet përkatëse.

Kjo duhet të jetë gjithmonë më serioze, pra këto raste të dhunës me bazë gjinore, edhe pikërisht kjo pengon nga pas edhe parandalimin.

 Nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që të kuptojmë edhe reagimin e shoqerisë që është kyç në këto raste.

Kemi ende tendencën për të anatemuar viktimën, për tu marrë me detaje ‘alla telenovele’ sepse edhe kjo është e rëndësishme dhe jo për tu marrë me thebin që ky është një krim i rëndë që duhet dënuar  pas asnjë lloj hezitimi nga të gjithë njerëzit e shoqërisë.

Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se reagimi i shoqërisë është një ndihmesë , një mbështetje ose është një dhunë e mëtejshme ndaj viktimave.

Fatkeqësisht, ne vazdojmë ta kryejmë ende këtë lloj dhune, ku fillojmë hulumtojmë se çfarë kishte veshur apo si sillej vajza dhe kjo është e pafalshme për shoqërinë tonë’.

Të fundit