Flash News

E-TJERA

Përfaqësues të bizneseve në Vlorë takim me shefin e komisariatit: Të zgjatet orari i muzikës deri në mesnatë

Përfaqësues të bizneseve në Vlorë takim me shefin e

Përfaqësues të bizneseve në Vlorë kanë zhvilluar mbrëmjen e kësaj të shtune një takim me shefin e komisariatit të qytetit bregdetar, ku kanë biseduar për masat anticovid.

Ervin Sota, përfaqësues biznesi në Vlorë dha detajet nga takimi, ku bëri me dije se ata kanë kërkuar që muzika të lejohet deri në orën 24:00, ndërsa lokalet dhe restorantet të qëndrojnë hapur deri në orën 02:00 të mëngjesit. 

"Na kanë dhënë shpresa që kjo gjë shumë shpejt do të ndodhë. E ndjejmë të nevojshme këtë periudhë, ka një fluks të madh turistësh. Të shtyhet orari i punës të paktën deri në 2. Duke parë që edhe vendet e rajonit por edhe Turqia janë të hapura gjatë kësaj kohe kërkojmë  që mos të na ikë ky fluks turistësh nga Vlora dhe mos të detyrohemi tu themi turistëve mos hajdeni në Vlorë por shkoni në Prishtinë. Kemi mbledhje pas këtij takimi për vazhdimin e kërkesave dhe reagimin tonë për shtyrjen e muzikës në 24 dhe të orarit të punës në 2. Sot jemi thirrur nga shefi i komisariatit" tha ai në një prononcim për mediat.

Një javë më parë bizneset në Vlorë, kryesisht ato përgjatë Lungomares shprehën shqetësimin ndaj masave kufizuese ndaj tyre. Ato lejohen të punojnë deri në orën 00:00, ndërsa muzika lejohet deri në orën 23:00

Të fundit