Flash News

E-TJERA

Përfshihet në flakë një pallat te “Myslym Shyri” në Tiranë

Përfshihet në flakë një pallat te “Myslym Shyri”

Një zjarr është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një pallat të ndërtuar para viteve ’90.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve. Deri tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk ka ende informacion nëse ka persona të lënduar.

Të fundit