Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në Vaqarr, mes të lënduarve një grua shtatzënë dhe 6 fëmijë

Përplasen dy makina në Vaqarr, mes të lënduarve një
Një aksident është regjistruar në zonën e Vaqarrit, në Tiranë, ku dy mjete janë aksidentuar me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve paraprake, në njërin prej automjeteve ndodhej një grua shtatzënë, e cila udhëtonte së bashku me 6 fëmijë që po shkonin për të luajtur futboll.

Nga aksidenti, disa prej të miturve kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burimet bëjnë me dije se edhe gruaja shtatzënë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:05, në Vaqarr, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 fëmijë të mitur, të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh. Sh., si dhe vetë drejtuesja e këtij automjeti. Të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit